Transmetuar më 24-05-2019, 18:49

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Një furgon mallrash ka rënë nga 200 metra lartësi duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit tek vendi i njohur si Çezma e Myftarit.

Sipas dëshmitarëve, mjeti ka mbi 20 minuta në ujë.

Shoferi i furgonit ka pësuar plagë në trup dhe u dërgua në urgjencën spitalore të Elbasanit.

Policia dhe ambulanca mësohet se janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Në galeri shikoni pamjet nga vendngjarja. /b.l/noa.al/