Transmetuar më 24-05-2019, 18:17

Një konflikt në Kuçovë ka përfunduar me një person të plagosur me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45 në fshatin Fermë Partizani, Kuçovë.

Pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç.

I riu i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit./b.l/noa.al/