Transmetuar më 24-05-2019, 00:07

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar të enjten për herë të parë se Hashim Thaçi është ndaluar në Shqipëri.

Berisha foli në emisionin Opinion dhe tha se Hashim Thaçi është ndaluar në Shqipëri në lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka, pasi ai jetonte në një dhomë me të dhe trupi i Ukës është gjendur i masakruar në dhomë.

Ali Uka u vra në një kohë që ushtronte detyrën e zëdhënësit të UÇK-së.

Berisha deklaroi se gjatë qeverisjes së tij, trupa të UÇK-së janë stërvitur në Shqipëri dhe një prej tyre ka qenë edhe komandandati legjendar, Adem Jashari.

Hashim Thaçi

“Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën", duke shtuar gjithsesi se "nuk e them nëse është i implikuar në vrasjen e tij".