Transmetuar më 23-05-2019, 21:09

Bien në pranga dy shqiptarë në Greqi, të cilët akuzohen për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat vendase shkruajnë se dy shqiptarët u arrestuan në kryeqytetin grek të Athinës.

Por si ndodhi arrestimi i tyre?

Një nga shqiptarët, 41-vjeçar, u plagos nga bashkëkombasi i tij 26-vjeçar dhe për rrjedhojë i lënduari, që mori dëmtime në krahun e majtë, ka shkuar vetëm në Qendrën Mjekësore të Athinës dhe autoritetet u njoftuan nga klinika për incidentin.

Policia, pas hetimeve të kryera, ka zbuluar se plagosja dyshohet se është bërë për pazare të lëndëve narkotike.

Të akuzuarit do të përgjigjen për disa akuza që kanë të bëjnë me plagosje, trafik droge, armbëmbajtje pa leje etj./a.k/noa.al/