Transmetuar më 23-05-2019, 14:34

Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti dhe arrestuar një 19-vjeçar.

Burime policore bëjnë me dije se u vu në pranga shtetasi G. B., 19 vjeç, të cilit iu sekuestrua edhe një pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë arrestuar këtë të fundit.

Nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"./b.l/noa.al/