Transmetuar më 23-05-2019, 14:27

Të gjithë duhet të vendosni një takim me dentistin e tij të besuar kohë pas kohe, për pastrimin e gurëzave. Megjithatë, kur akumulohet tartari në një periudhë të largët nga vizita e ardhshme e caktuar, si të bëhet? Këtu janë disa mënyra për pastrimin në kushte shtëpie.

Ja çfarë ju duhet: Sodë buke, kripë, peroksid hidrogjeni, ujë, furçë dhëmbësh, filxhan

Hapi i parë: Një lugë çaji sodë buke duhet të përzihet me një gjysmë lugë çaji kripë në një filxhan. Pastaj lani furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë dhe përdoreni për të pastruar dhëmbët me përzierjen që përgatitët. I gjithë ky proçes duhet të zgjasë për pesë minuta.

Hapi i dytë: Një filxhan plot me peroksid hidrogjeni duhet të përzihet me gjysmë filxhani ujë të ngrohtë, dhe mbajeni në gojë për një minutë. Pasi ta nxirrni, shpërlajeni gojën me ujë të ftohtë.

Hapi i tretë: Përdorni një sond për të hequr gurëzat e verdha nga dhëmbët. Duhet të keni kujdes të mos dëmtoni mishrat.

Hapi i katërt: Përdorni larësin antibakterial për të shpërlarë gojën. Më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra të tjera për të pasur një buzëqeshje rrëzëllitëse: Luleshtrydhet dhe domatet, janë të pasura me vitaminë C që është e mirë për mirëmbajtjen e shëndetit oral.

Ju mund t’i fërkoni dhëmbët me këto dy përbërës dhe t’i mbani ashtu për 5 minuta. Në këtë mënyrë gurëzat do të fillojnë të rrallohen. Pastaj shpërlajini gojën me përzierjen e përgatitur me sodë buke dhe ujë të ngrohtë.