Transmetuar më 23-05-2019, 13:11

Deri tani nuk e kishim parë asnjëherë me fytyrë vajzën e moderatorit të njohur shqiptar! Por, me siguri në 1 vjetorin e lindjes së Liv, vajzës së parë të Eno Popit dhe Atena Palit, ai ka zgjedhur që të na njohë të gjithëve me të bijën.

Prezantuesi i njohur i Top Channel, shpesh është treguar diskret në çështjet private, duke e ruajtur me fanatizëm pjesën e familjes, e sidomos vajzës, por me sa duket ai nuk i ka rezistuar dot kësaj fotoje ku babi Eno dhe e vogla Liv duken kaq bukur me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që vogëlushja ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gati një vit më parë, në një periudhë kur Eno ka qenë tejet i angazhuar me projektet e reja në televizion, ndërsa ardhja në jetë e së bijës Liv ka qenë një nga ngjarjet më të mëdha në jetën e moderatorit, emocion të cilin ai e ka ndarë edhe publikisht në media përmes prononcimeve të shkurtra për ndjesinë e të qenit prind për të parën herë.