Transmetuar më 23-05-2019, 10:58

Mbushen sot 11 vjet nga dita kur u nda nga jeta themeluesi i Top Media, Dritan Hoxha.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm vajza e tij e dytë, Sara Hoxha ka zbuluar një detaj emocionues që ka bërë në kujtim të të atit në dasmën e saj.

Kështu në ditën e saj më të rëndësishme, atë të martesës me babanë e djalit të saj Ledion Liço, Sara i ka dedikuar një karrige bosh të atit bashkë me disa trëndafila të bardhë.

“Në 11 vitet e fundit, kemi pasur gjithmonë karrige bosh në mënyrë që të të kemi prezent. Dhe sërish, asnjë nga këto s’është e nevojshme. Ti je në mendjen time që në mëngjes kur shoh djalin, sa herë flas me vëllanë dhe motrat, dhe sa herë shoh mamin që shpreson që ti të ishe mes nesh për të na rrëfyer rrugën. 11 vite më parë më theve zemrën dhe vetëm tani që jam prind vetë po mësoj ti ngjis pjesët e thyera.

Jam e sigurt për një gjë, ti ma dërgove Londonin që ta shihja jetën më pozitivisht. Të gjithë fëmijët që e kanë humbur një prind e dinë se dhembja nuk largohet asnjëherë, gjithsesi, ti mësohesh ta përballosh dhe të jetosh me kujtime”, ka shkruar Sara. /a.y/noa.al