Minatorët janë mbledhur sot para Parlamentit, ku po mbahet seanca e radhës dhe pritet miratimi i projektligjit për ta.
Një grup minatorësh me pankarta në duar dhe thirrje në kor, kundërshtojnë projektligjin, duke thënë se nuk përmbush kërkesat e tyre.
Ata kundërshtojnë projektligjin, duke kërkuar miratimin e statusit për ta dhe duke kujtuar se në vitin 2009, Kryeministri u premtoi se do miratohej brenda gjashtë muajve në pushtet.
“Keni punuar me mish e me shpirt nën tokë. Keni ardhur por kryeministri jonë nuk pranon të na takojë. Rama takohet me njerëz të lodhur, i gënjen, i mashtron dhe thotë hajde votoni. Në këtë gjendje që jemi ne nuk votojmë”, tha një minator.
Ndërkohë në kor minatorët thirrën se kërkojnë djersën dhe hakun e tyre. /a.y/noa.al