Transmetuar më 23-05-2019, 10:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurori, Bledar Sinellën, i cili u tërhoq nga gara për kryebashkiakë të Kavajës, në radhët e Bindjes Demokratike.

Organi që merret me procesin e përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve e ka referuar rastin në Prokurori.

Kjo pasi Sinella në letrën dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 21 aj, kërkoi që të çregjistrohej nga gara.

Gjithçka me argumentin, se nuk i ka firmosur ai dokumentet e regjistrimit dhe se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës, kanë pasoja për gjithë Shqipërinë, por edhe për Kavajën.

“Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, shkruante Sinella. /a.y/noa.al

Kandidati i Bindjes Demokratike tërhiqet nga gara për Bashkinë e Kavajës