Transmetuar më 23-05-2019, 07:59

Tashmë është zyrtare, qysh prej vitit 2020 në historitë e përdoruesve të WhatsApp do të vijnë dhe reklamat.

Lajmërimi u bë gjatë “Facebook Marketing Summit” në Rotterdam të Holandës, konferenca vjetore e marketingut e kompanive të Mark Zuckerberg.

Reklamat e para do të shfaqen vetëm në historitë personale, për të vijuar me avancimin e mëtejshëm.

Reklama do të jetë prej pak sekondash dhe kjo gjë do të ndodhë teksa shikohen statuset e miqve dhe do të mjaftojë një komandë për ta kapërcyer.

Një hap vendimtar pritet të jetë futja e mesazheve promocionale nga një kontakt tek tjetri në listën e chat, por kjo gjë nuk është zyrtarizuar ende. /a.y/noa.al