Transmetuar më 22-05-2019, 21:50

Australia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një grua është hedhur nga shkëmbi bashkë me vajzën e saj, dhe të dyja kanë humbur jetën.

Trupat e Tanja Ludwig dhe vajzës së saj Tilly, u gjetën mbrëmjen e së martës në bazën e një shkëmbi poshtë pamjes piktoreske të RobertsonLookout në Kejra, pranë Wollongong.

Para se të kryente aktin e rëndë, 33-vjeçarja kishte lënë edhe një mesazh në rrjetet sociale.

“Është mirë të mos jesh mirë. Ne të gjithë kemi nevojë për mbështetje ndonjëherë”, kishte shkruar në Facebook.

Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vetëvrasje. Ludwig nga Gjermania, ishte ndarë nga partneri prej kohësh dhe jetonte me vajzën e saj në një banesë në Coniston.

Trupat e tyre u nxorën nga poshtë shkëmbit mbrëmjen e së martës, ndërsa vijojnë hetimet për të shkuar drejt shkaqeve. /k.k/noa.al/