Transmetuar më 22-05-2019, 21:28

Shumë prej nesh e presin me padurim stinën e pjekjes së qershive.

E megjithatë shumë prej nesh nuk i dinë vetitë e shëndetshme të tyre.

Qershia është një frut shumë i mirë për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori.

Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim.

Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Qershitë gjithashtu ndihmojnë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte anti-inflamatore.

Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe në problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti. Qershitë ndihmojnë edhe në sëmundjet e zemrës./a.k/noa.al/