Transmetuar më 22-05-2019, 20:49

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në një fshat në Gjakovë.

Medit vendase shkruajnë se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti, 10 persona kanë mbetur të plagosur. 

Fatmirësisht ë plagosurit nuk kanë patur rrezik për jetën, ndersa kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe pas trajtimit mjekësor janë larguar.

Mësohet se vetëm 2 prej tyre kanë qendruar për trajtim mjekësor të mëtejshëm./a.k/noa.al/