Transmetuar më 22-05-2019, 18:15

Një milion e 500 mijë dollarë amerikanë shpërblim ka fituar një i burgosur që qëndroi padrejtësisht në qeli për 45 vite me radhë.

Bëhet fjalë për 73-vjeçarin Richard Filips, që së fundmi është shpallur i pafajshëm për akuzën e ngritur më shumë se katër dekada më parë.

Gjykata e dënoi atë në vitin 1972 me burgim të përjetshëm, pasi konsideroi  si provë, padinë e rreme të një denoncuesi.

Ishte ndërhyrja e universitetit të Miçiganit që zbuloi pafajësinë e tij dhe më pas gjykata pranoi gabimin dhe e liroi në vitin 2017.

Sot mediat amerikane njoftuan se të moshuarit që hyri në burg padrejtësisht kur ishte djalë i ri 27 vjeç, u dëmshpërblye me 1.5 milionë dollarë

Tani Richard shet pikturat e tij që vizatonte në burg dhe është bërë një nga figurat më të famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /k.k/noa.al/