Transmetuar më 22-05-2019, 16:41

Luleshtrydhet janë një burim natyral acidi salicilik që këshillohet për lëkurat e yndyrshme.

Ato janë një zgjidhje ideale për këto fytyra po të kombinohen me kos, i cili i jep lëkurës një ndjesi zbutjeje.

Receta:

1/4 filxhan luleshtrydhe

1/4 filxhan kos i bardhë i thjeshtë

Lëri luleshtyrdhet dhe kosin në temperaturë dhome. Vendosi pastaj në një mikser dhe përzieji bashkë ose shtypi me një pirun.

Përhape maskën mbi fytyrë dhe laje pas 10-15 minutash./b.l/noa.al/