Transmetuar më 22-05-2019, 15:34

Familjarët e një 15 vjeçareje nga Fieri kanë denoncuar në polici se është rrëmbyer vajza e tyre.

Ata thonë se vajza është larguar rreth orës 09:00 të ditës së djeshme (21 maj) nga banesa dhe nuk është kthyer më.

15-vjeçarja e quajtur Jurgena Xhelaila, mësohet të jetë  nga Mbrostar Ura në Fier. Kanë qenë prindërit e të miturës ata që kanë bërë denoncimin në polici.

Prindërit kanë bërë kallëzimin që dje në polici. Ndërkohë mësohet se 15-vjeçarja, Jurgena Xhelili, pjesë e komunitetit rom, është gjendur në Berat, dhe është marrë menjëherë në pyetje në komisariatin e qytetit.

E reja ka deklaruar para bluve se është larguar me dëshirë me një djalë me të cilin ka një marrëdhënie dashurie, ky i fundit nga Berati. Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, dhe se preferon që të qëndrojë me të dashurin e saj.

Në këtë situatë prindërit kanë denoncuar në policinë e Fierit dhe tashmë çështja po hetohet në bashkëpunim me policinë e Beratit./b.l/noa.al/