Transmetuar më 22-05-2019, 09:59

Vajza e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, Sara Hoxha, prej kohësh është bërë pjesë e mediave rozë.

Jo aq për ndonjë rol në jetën aktive të televizionit, se sa për jetën e saj private, pas lidhjes dhe martesës me prezantuesin Ledion Liço.

Sara, Ledioni dhe djali i tyre ndodhen me pushime, ku nuk kanë kursyer edhe postimet e fotove.

Ka qenë Sara ajo që ka publikuar një fotografi të adhurueshme me të birin, ku shihen në pishinë, teksa vogëlushi puth delfinin.

Sara dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016. /a.y/noa.al