Transmetuar më 21-05-2019, 23:49

Një vdekje të tmerrshme ka provuar mbrëmjen e sotme një burrë në Tiranë.

Viktima i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me rrymë elektrike, raporton noa.al duke cituar burime policore në vendngjarje.

Rreth orës 23.10, në zonën e Unazës së Re, në një banesë dyshohet se është vetvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike, shtetasi R.M., 65 vjeç, banues në Tiranë, i cili prej kohësh jetonte i vetëm në banesë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vetëvrasjes ka qenë gjendja e ŕënduar psikologjike.

Policia tha se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.