Transmetuar më 21-05-2019, 23:33

Erjona Rusi e ftuar në “Provokacija”, ka folur për punën që bën, eksperiencat që ka pasur si gazetare dhe të gjitha vështirësitë që ka hasur për t’u rritur në karrierë.

Madje ajo është shprehur që femrat në çfarëdolloj profesioni në Shqipëri, e ka shumë të vështirë të ketë një rol drejtues për shkak të mentaliteti patriarkal.

Gazetarja ka treguar edhe e një histori familjare, ku për shkak të mentalitetit nënës së saj i vinte zor të pinte kafe me doktorin dhe babai desh i kishte vdekur në spital.

Erjona Rusi: “Duke i qëndruar mentaliteti patriarkal është shumë e lehtë për burrat që të pijë një birrë me pronarin. Askush nuk iu gjykon keq nëse ti do dalësh në orën 10 të darkës dhe të pishë një birrë me pronarin tënd dhe të diskutosh për ecurinë e programit apo për një program të ri. Nëse unë do dal të pijë një birrë me pronarin në orën 10 të darkës mbas punë, si mendon që do gjykohem?”  Mustafa Nano: “Kështu që natyra patriarkale seksiste të penalizon…”

Erjona Rusi: “Absulutisht! Gjithmonë të penalizon, për një gjë kaq idiote. Të besohet që për një birrë me burra im atë desh ka vdekur!! Po ta them me dy fjali. Im atë ishte i sëmurë, ishte në spital dhe ishte në reanimacion. Doktori X priste bakshishin dhe pagesën dhe po e priste nga mamaja ime. Mamaja ime shkon për të bërë pagesën dhe e shikon doktorin me dy tre burra të tjerë në lokalin e spitalit, tek ish-spitali Ushtarak, sepse tani quhet i Traumës. Për shkak se u ndje keq duke qenë grua, tha po gjej një moment tjetër. Sepse një grua sidomos në moshën e prindërve tanë e ka shumë të vështirë të ulet me tre burra dhe tha po e gjej në një moment tjetër. Doktori mendoi se nuk do të behej kurrë ajo pagesë dhe e nxori tim atë nga reanimacioni. Kam qenë në “Klan” në atë kotë dhe punoja në “Klan”, çfarë nuk kam bërë, kë nuk kam marrë në telefon madje edhe ministra dhe isha gati duke e mbytur atë doktorin. Vetëm për një kafe që mamasë time i vinte zor ta pinte me tre burra. E kupton?!”