Transmetuar më 21-05-2019, 22:56

Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo ka kritikuar ashpër Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjithçka lidhet me informacionet se në fshatrat e jugut të vendit po ndodhin vjedhje në masë të shtëpive të njerëzve, ku mes tyre është edhe banesa e babait të tij.

Kristo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan i revoltuar ndaj Lleshajt duke i kërkuar që të japë dorëhqjen për paaftësi.

“O Minister i Brendshem! O misherim i paaftesise dhe dallkaukllekut! O njeri i pazoti te lidhesh dy fjale e te besh nje pune qe do mbahet mend! Fshatrat e Jugut te Shqiperise po vidhen perdite dhe ti rri si gallof.

Largohu o antishqiptar! Jep doreheqje! Te zente mallkimi i babait tim qe i vodhen shtepine! Te zente mallkimi i femijeve qe i helmove me gaz!”, shkruan Kristo./a.k/noa.al/