Transmetuar më 21-05-2019, 21:25
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Mësohet se të lënduar kanë mbetur 4 vajza dhe një djalë.
Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndersa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Nuk ka ende detaje në lidhje me aksidentin, ndersa policia vendase ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve./a.k/noa.al/