Transmetuar më 21-05-2019, 18:14
Foto ilustruese

Policia italiane arrestoi një të ri shqiptar pasi u kap me një sasi droge në makinën e tij.

Fillimisht, 24-vjeçari pësoi një aksident rrugor dhe pas kontrolleve autoritetet i gjetën në makinë një sasi prej 75 gramë kokainë me vlerë në tregun e zi narkotik rreth 7.500 euro.

Mediat italiane shkruajnë se mëngjesin e ditës së djeshme, kur policët kishin shkuar për neutralizimin e situatës pas një aksidenti të ndodhur në Cremona, konstatuan edhe lëndën narkotike.

Një nga makinat e përfshira në aksident, në drejtimin e së cilës ishte shqiptari, u gjet 75 gramë kokainë, si dhe 1 mijë e 175 euro.

Shqiptari u dërgua në komisariatin e policisë dhe më pas u transferua në burgun e Kremones. /k.k/noa.al/