Transmetuar më 21-05-2019, 17:54

Një biznes në Fier është bllokuar nga AKU pas konstatimit se tregtoheshin produkte ushqimore të skaduara.

Bëhet fjalë për një supermarket, ku nga inspektimi u konstatuan disa lloje produktesh, si birra, pije freskuse, kos, gjalp,  lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj, me afat përdorimi të kaluar.

Zyrtarisht AKU tha se ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi supermarket (subjekti Argjil Prifti, Libofshë) nga inspektimi u kostatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuse, kos “Frutis”, gjalp,  lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar.

Nisur nga shkeljet e konstatuara në subjekt, ndaj tij u morën këto masa:

Masë administrative gjobë për tregtim të mallrave të skaduara me vlerë 300 mijë lekë.

Masë administrative bllokim produkti u mor për ato ushqime të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjesuar.

Nuk është hera e parë që siguria ushqimore cenohet, madje më rëndë sesa kaq, ku pak ditë më parë u publikuan pamje se si përdoreshin pesticide jashtë kriterit për të stimuluar rritjen apo pjekjen e produkteve, në rastin konkret domateve.

Në galeri gjeni pamje të produkteve të sekuestruara në Fier. /k.k/noa.al/