Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH, tërhiqet kryetarja e komanduar
Transmetuar më 21-05-2019, 17:16

Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj, është rikthyer sërish në këtë post.

Ai do të qëndrojë në detyrë deri sa të zëvendësohet nga një tjetër, ndërsa më herët, më 9 janar 2019, kompetencat i ishin deleguar zëvendëskryetares, Lindita Lati, e cila është tërhequr.

Zv.kryetarja e KLSH-së, Lindita Lati Milo është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave të kryetarit, siç shprehet ajo, për arsye personale.

Tërheqja e Latit ka bërë që të rikthehet në lojë katër muaj më pas, Bujar Leskaj.

Ai është rikthyet në post duke firmosur vendimin për mënjanimin e nënkryetares dhe argumenton këtë lëvizje për të garantuar vijueshmërinë e punës.

Z.Leskaj thotë se do të qëndrojë në këtë funksion deri në zëvendësimin e tij, ndërkohë që mandati i tij ka përfunduar që vitin e kaluar dhe ai la detyrën më 9 janar 2019.

Vendimi i firmosur nga Leskaj sot:

“Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:

Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo). Ky vendim do t’i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e kreut të KLSH.

Më herët, mazhoranca ka refuzuar propozimin e Presidentit Meta për kryetar të ri të KLSH-së, Bahri Shaqirin. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...