Transmetuar më 21-05-2019, 16:42

Tragjedia e Himarës, e ndodhur shtatë vjet më parë, tingëllon aktuale edhe sot kur dëgjon familjarët e viktimave teksa flasin për drejtësi të munguar.

Edhe pse shpesh kanë apeluar për drejtësi, ata shprehen se përgjegjësit e asaj ngjarjeje janë ende të lirë.

Dëshpërimisht, familjarët e dy studenteve të ndiera, Joana Debinjës dhe Dorina Stafës kërkojnë që fajtorët të vuajnë dënimin.

Dhimbja për ndarjen nga jeta të vajzave t tyre nuk do të shuhet kurrë, por drejtësia është e vetmja gjë që do të qetësonte shpirtin e prindërve të Dorinës dhe Joanës.

Prindërit e Dorinës thanë sot se ata do të vijojnë të kërkojnë rihapjen e çështjes.

Ishte një bilanc tragjik ai i aksidentit fatal ku humbën jetën 13 pasagjerë dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur pranë Qafës së Vishës në Himarë, kur autobusi me studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” përfundoi në humnerë. /k.k/noa.al/