Transmetuar më 21-05-2019, 12:53
Foto ilustruese

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë duke vënë në pranga një person dhe duke shpallur në kërkim vëllanë e tij.

I arrestuari është H.P., 24 vjeç, banues në Shijak.

Arrestimi i tij u bë pasi ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash .

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i riu e kryente këtë veprimtari të kundraligjshme në bashkëpunim me vëllanë e tij A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.

Efektivët e policisë e kapën të dyshuarin në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, duke i shitur disa doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 35-vjeçarit O.A., i cili ishte përdorues.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën tre doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al