Transmetuar më 21-05-2019, 12:29
Petrit Fusha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rezultatet e hetimit administrativ për ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.

KPK e ka referuar rastin për hetim, pasi në 27 shkurt prokurori Fusha dha dorëheqjen për ti shpëtuar procesit të vetingut.

Në letrën e dorëheqjes, ai shkruante se “Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta”.

Kësisoj ai paraqiti dorëheqjen nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë. /a.y/noa.al