Transmetuar më 21-05-2019, 11:30
Xhuljo Mara

Xhuljo Mara thotë se nuk ka konflikte me njeri dhe as borxhe, ndaj nuk di se kujt ti drejtojë gishtin për të shtënat me armë zjarri drejt banesës së tij.

26-vjeçari i cili është punonjës i Bashkisë Selenicë, thotë se “Nuk kam konflikte me njeri dhe as borxhe, jam i shokuar”.

I riu mban detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Selenicës, por mohon që të ketë konflikte për shkak të postit të tij.

Të shtënat u shënuan rreth orës 01:00 pas mesnatës së lënë pas, ku u qëllua me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së tij.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor i policisë së Vlorës ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Të shtënat me armë, në banesën e punonjësit të Bashkisë Selenicë

Selenicë, qëllohet me armë zjarri drejt një banese