Transmetuar më 21-05-2019, 09:00
Foto ilustruese

Policia e Durrësit thotë se në vijim të operacionit të koduar “Vol-Vo 4”, është vënë në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim.

Pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, mbrëmjen e kësaj të hëne  u vu në pranga Marjo Zeqiri, 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

I ndaluari ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22 tetor 2018, ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg”.

36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

“Vol- Vo 4” është operacioni që goditi grupin Avdyli, gjatë të cilit u arrestua edhe Altin Avdyli, i njohur si “Niçja” i Shijakut. /a.y/noa.al