Transmetuar më 21-05-2019, 07:44

Presidenti Ilir Meta ka takuar mbrëmjen e kësaj të hëne Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi mes tyre është mbajtur në Durrës, ku që të dy shihen të buzëqeshur.

Duke publikuar një fotografi nga takimi, Meta zbulon edhe për çfarë është diskutuar.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës

pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al