Transmetuar më 21-05-2019, 00:18

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza" njoftoi sonte se udhëtimet për në Itali dhe anasjslltas të martën do të jenë problematike.

Kjo vjen pasi disa fluturime do të anulohen e të tjera do kenë vonesa nga një grevë e sindikatave italiane.

"Njoftojmë të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve 24 orëshe në Itali, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve" njofton TIA.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës fton pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për informacione të mëtejshme.

Për më shumë informacione ju mund të ndiqni tabelën që gjendet në galeri.