Aksident i dhimbshëm në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur
Transmetuar më 20-05-2019, 22:14

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15, në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është lënduar.

Në aksidentin që shihni në foto ka humbur jetën një pasagjer dhe ka mbetur i lënduar drejtuesi i një mjeti, në të cilin udhëtonin bashkë, thanë burimet policore lokale që citon noa.al.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndersa nuk dihet ende gjendja e tij.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin po merrte kthesën dhe në këtë moment është goditur nga një tjetër makinë, e cila ka qenë duke ardhur në krahun e kundërt të rrugës./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...