Transmetuar më 20-05-2019, 20:26

Astrologët parashikojnë që kjo javë do të jetë e mbarë për shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë:

Akrepi

E marta do të jetë një ditë e veçantë për të lindur në këtë shenjë. Raportet tuaja në punë do të ndryshojnë dhe do të bini më shumë në sy duke marrë meritat që ju takojnë. Kaq pak do t’ju mjaftojë për të kaluar në sulm dhe të ndiheni të fortë për të reaguar. Të mërkurën do të përballeni me realitetin dhe do të kërkoni ndryshime të mëdha.

Luani

Lajme shumë të mira për ju. Ditën e martë, Dielli bashkë me Mërkurin do të shndërrohen në planetë miq për ju. Që prej së martës, nuk do të ndiheni më të ngarkuar në punë tani që planetët janë bërë aleatët tuaj, sidomos në aspektin profesional. Por jo vetëm kaq, Mërkuri do t’ju ndihmojë edhe në aspektin financiar. Nëse keni ëndrra dhe shikoni gjithmonë drejt së ardhmes, vazhdoni këmbëngulni se do të ecni shumë larg.

Binjakët

Këtë javë nis zyrtarisht sezoni që i kushtohet të lindurve në shenjën tuaj dhe energjisë suaj dinamike dhe të papërmbajtshme. Për të festuar si duhet, Dielli dhe Mërkuri do t’ju dhurojnë energji edhe më të mëdha dhe mundësi të reja. Ky është një sinjal i qartë për të bërë përpara. Ndiqni instinktin që tanimë nuk ju zhgënjen. Stili juaj i jetesës vlerësohet shumë. Të mërkurën mund t’i lejoni vetes të bëni gjëra edhe të pamenduara mirë./a.k/noa.al/