Transmetuar më 20-05-2019, 12:30

Në Tiranë po mbahet sot mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës, e drejtuar nga dy zëvendëskryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj.

Gjatë kësaj mbledhjeje po diskutohen marrëveshjet e nënshkruara gjatë takimit të 26 nëntorit 2018.

Në fjalën në nisje të mbledhjes, z.Braçe tha se po punohet për krijimin e një zone ekonomike të përbashkët në rajon.

“Pika doganore e Republikës së Kosovës në portin e Durrësit ka qenë një aspiratë e hershme dhe sot do të ftojmë përfaqësuesit, të paraqesin rezultatet”, u shpreh Braçe.

Ai shtoi se sot drejtuesit e tre grupeve të punës së pranishëm do të raportojnë për ecurinë dhe prioritetet e dy vendeve deri në mbledhjen e ardhshme.

Në mbledhjen e sotme nuk ishin të pranishëm Kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Mungesa e Ramës dhe Haradinajt vjen pas përplasjes në distancë mes tyre lidhur me diskutimet në Samitin e Ballkanit Perëndimor. /a.y/noa.al