Transmetuar më 20-05-2019, 10:37

Me një fotografi të strehës së parë vorfënore të ngritur ne Shqipëri në 29 nëntor 1917, Presidenti Ilir Meta kujton ditën kombëtare të Jetimëve.

Ai thotë se ne jemi kombi i Nënë Terezës, ku humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre”, shkruan Presidenti.

Ai shton se jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe. /a.y/noa.al