Transmetuar më 20-05-2019, 09:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit e Lotarisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për ata aplikues që prej më shumë se gjashtë muajsh kanë jetuar jashtë shtetit.

“Jeni aplikant i Lotarisë? Nëse keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se gjashtë muaj,

ju duhet të merrni një vërtetim penal nga ai shtet si pjesë e aplikimit tuaj. Pyet Anën”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al