I lyeni flokët në shtëpi? 5 rregullat që duhet të keni parasysh
Transmetuar më 19-05-2019, 12:57

Përballë një vitrine me kuti boje në supermarket dhe përvojën e mëparshme të dështuar, mund të tundohesh ta lësh këtë punë dhe të shkosh te një profesionist, por ja që është e mundur që t’ia dalësh edhe vetë në qetësinë e tualetit të shtëpisë. Disa profesionistë kanë treguar sekretet për një lyerje të bërë siç duhet.

Rregulli 1: Mos bëj asgjë drastike

"Shiko tabelat dhe përcakto nivelin dhe nuancën që i afrohet më shumë flokëve të tu natyralë dhe qëndro mes dy niveleve, më të lehtë ose më të errët," thotë Nicole Tresch, koloriste me përvojë në Rita Hazan Salon.

Alyssa Gammo, koloriste në IGK Salon thotë që, nëse synimi yt është për ta bërë ngjyrën më të thellë dhe ke ngecur ndërmjet dy ngjyrash, gjithmonë zgjidh atë më të hapurën: "Është më e thjeshtë për ta ndryshuar."

Rregulli 2: Kontrollo nëse ke gjithë mjetet e nevojshme

Para se të nisësh, duhet të gjesh mjetet e nevojshme që do ta kthejnë tualetin në sallonin tënd. Gammo këshillon se duhet të kesh peshqirë që nuk të vjen keq t’i prishësh, një këmishë a bluzë të vjetër, vazelinë, për të lyer pjesën rreth rrënjës së flokëve që mos të mbeten njolla boje, dorashka, orë, furçë për aplikimin e bojës, kapëse flokësh dhe tasa.

Rregulli 3: Highlights-et duhet të bëhen në pjesën e poshtme

Në vend që të bësh fije në të gjithë flokët, Tresch sugjeron "të provosh një pamje më shumë ombre, balayage." Dhe t’i bësh fijet e hapura në maja." Ajo thotë se përpjekjet për të përdorur fletë alumini apo për fije që nisin nga rrënja e flokëve janë një proces i komplikuar që u duhet lënë profesionistëve.

Rregulli 4: Ki parasysh shëndetin e flokëve

"Nëse flokët e tu janë të thatë ose të dëmtuar, mund ta thithin bojën më shpejt," paralajmëron Tresch. Duke qenë që zakonisht majat janë më të dëmtuarat, ajo sugjeron të lyesh gjithë flokët dhe t’i lyesh në fund ato.

Rregulli 5: Merri me të mira flokët pas lyerjes

Që të sigurohesh që puna jote e vështirë do shkëlqejë, "gjithmonë përdor në fund një shkëlqyes," thotë Gammo. Flokët e shëndetshëm e reflektojnë më shumë dritën, kështu që të shtosh një maskë hidratuese gjatë dushit do ishte në të mirën tënde. Gammo sugjeron gjithashtu të përdorim gjithmonë shampo që kujdesen për flokët e lyer që nuanca e re mos të zbehet apo të shndërrohet në një ngjyrë tjetër. Shampot e purpurta janë veçanërisht të përshtatshme për flokët që priren të oksidohen."

Loading...
loading...
Loading...