Transmetuar më 19-05-2019, 11:36

Këngëtari i njohur Travis Tritt është përfshirë në një aksident të tmerrshëm ku pati dy të vdekur, por ai vetë nuk ka lëndime serioze.

Këngëtari që ka fituar çmime Grammy, ishte duke hipur në autobusin e tij të turneut në Karolinën Jugore (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) kur autobusi u përplas me dy automjete tjera.

“Ne u përfshimë në një aksident fatal, nga një shofer që shkonte në rrugë të gabuar. Faleminderit Zot jemi mirë. Ndihem keq për ata që kanë vdekur sonte. Jam vërtetë i tronditur nga ajo që kam parë”, u shpreh sot z.Travis Tritt për aksidentin e ndodhur gjatë natës së djeshme.