Transmetuar më 19-05-2019, 10:13

Edhe pse temperaturat janë shoqëruar me luhatje të vazhdueshme, dhe muaji maj na ka shoqëruar me rreshje shiu, qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur “derën” e sezonit turistik për vizitorët e huaj dhe ato vendas.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në “Facebook për çeljen e këtij sezoni, ndërsa ka shpërndarë edhe videon e festimeve.

Ai uron të gjithë qytetarët shqiptarë për një të diel të këndshme. “Mirëmëngjes 😃dhe me këto momente festive nga çelja e sezonit turistik të verës në Vlorë, ju uroj një të dielë të bukur ☀️”, shkruan Rama përbri videos.

Edhe ditë më parë kryeministri i vendit ka theksuar se synimi dhe objektivi i qeverisë së tij është që të shtojë numrin e turistëve në vendin tonë si një shans i mirë për të shtuar ekonominë e vendit./b.l/noa.al/