Transmetuar më 19-05-2019, 00:01

Ndonëse ka kaluar 30 vjet nga publikimi për herë të parë superhiti “Like a Prayer” i kënduar nga ylli botëror të popit Madona, ngjalli entuziazëm në Finalen e Madhe të Eurosong 2019. Ndërkaq edhe premiera e këngës më të re të saj “Future”në bashkëpunim me reperin Quavo, entuziazmoi publikun.

Ajo u shpreh se “Muzika i bën njerëzit të afrohen bashkë”, duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”. Gjithashtu iu drejtua konkurrentëve: “Ju të gjithë jeni fitues”.

Organizatorët e Eurosong 2019 kanë angazhuar mbi 1 mijë forca policie dhe kanë shpenzuar rreth 1 milionë dollarë. Bashkë me yllin e popit në Tel Aviv është dhe stilisti me famë botërore Jean Paul Gauthier.