Transmetuar më 18-05-2019, 22:56

"Seria A" italiane ka zgjedhur sot lojtarin më të mirë të sezonit dhe siç pritej, ky çmin wshtw fituar nga portugezi Cristiano Ronaldo.

Në sezonin e tij të parë në Itali, ylli portugez e ka fituar ‘Scudetton’ me Juventusin, duke iu falënderuar 22 golave dhe 11 asistimeve që i bëri në këtë kampanjë.

Liga e Italisë po ashtu ka ndarë edhe çmimet e tjera, në kategori të ndryshme:

Lojtari i ri më i mirë: Niccolo Zaniolo (Roma)

Portieri më i mirë: Samir Handanovic (Inter)

Mbrojtësi më i mirë: Kalidou Koulibaly (Napoli)

Mesfushori më i mirë: Sergej Milinkovic-Savic (Lazio)

Sulmuesi më i mirë: Fabio Quagliarella (Sampdoria).