Transmetuar më 18-05-2019, 20:11

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka përshëndetur trajnerin Massimiliano Allegri, pas largimit të këtij të fundit nga skuadra e Juventusit.

Ronaldo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se ishte kënaqësi puna me teknikun italian te Juventusi.

Ronaldo në postimin e tij e konsideron Allegrin nëj njeri të madh.

“Faleminderit trajner! Kemi përjetuar një vit të vetëm bashkë, por ka qenë i jashtëzakonshëm. Përveç se je një trajner i madh, je edhe një njeri i madh. Ishte një kënaqësi të punoja me ty,”-shkrun Ronaldo.

Massimiliano Allegri, u njoftua që mesditën e të premtes, se nuk do të jetë më drejtuesi i skuadrës së Juventus, duke nisur nga sezoni i ardhshëm./a.k/noa.al/