Transmetuar më 18-05-2019, 17:53

Bayern Munich ka treguar edhe njëherë superioritetin në "Bundesligën I" gjermane.

Bavarezët arritën të fitojnë trofeun në javën e fundit pas garës së ashpër me Borusia Dortmund.

Bayern Munich fitoi si vendas në javën e fundit me rezultatin 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Eintrachtit krijoi pak frikë te bavarezët pasi përfundoi me rezultatin minimal falë një goli të Kingsley Koman në minutën e katërt.

Në pjesën e dytë ekipi i Niko Kovac tregoi forcën e tyre duke shënuar plot katër herë edhe pse miqtë shënuan vetëm të parët në këtë pjesë.

Rezultati u barazua përkohësisht në minutën e 50-të me anë të Sebastien Haller, i cili shënoi për 1-1.

Bayerni arriti të kthehet në lojë me dy gola të shpejtë, pasi në minutën e 53′ ishte David Alaba që shënoi për 2-1, ndërsa Renato Sanches 58′ për 3-1.

Në vazhdim, Kovac inkuadroi në lojë dy legjendat e klubit, Franck Ribery dhe Arjen Robenn, të cilët shënuan të dy gola me francezin që gjeti rrjetën në minutën e 72-të me 4-1 dhe holandezi që vulosi rezultatin përfundimtar 5-1 në minutën e 78-të.

Bayern e mbylli sezonin i pari me 81-pikë, 2 më shumë se Dortmundi që fitoi me rezultatin 2-0 në javën e fundit përballë Borussia Monchengladbach./a.k/noa.al/