Burri rrëfen përdhunimin nga serbët: Na kanë djegur me cigare në zonat intime
Transmetuar më 18-05-2019, 16:52

Një burrë nga Kosova ka rrëfyer se si është përdhunuar nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai për herë të parë ka treguar se si serbët e kishin dhunuar, rrahur e torturuar, duke e djegur me cigare në vende intime.

Ai tregon se si forcat serbe i kishin detyruar që babë e birë të dhunohen mes tyre në këmbim te jetëve.

“Tona senet e këqija na kanë bo derisa edhe me cigare na kanë sosë nëpër vende, nëpër këto vendet e meshkujve, që na kanë sos me cigare se s’kini me bo marrë dhënie as me gra as kurgjo mo.

Baba me djalë, djali ish kanë 18 vjet, provokime bojshin qashtu, baba me djalë me flejt edhe qito, qito sene me i bo edhe i kanë detyru me bo”, ka rrëfyer për Radio Televizionin e Kosovës, njëri prej burrave që ishte dhunuar gjatë luftës. 

Loading...
loading...
Loading...