Transmetuar më 18-05-2019, 09:54

Plotë 100 mijë dollarë nata, ose rreth 90 mijë euro për të qëndruar disa orë në “parajsë”, duke pasur një ishull të tërë në dispozicion.

Në Filipine prej pak kohësh është hapur Banwa Private Island, i cilësuar si një prej resorteve më të shtrenjta në botë, ku qëndrimi është i paharrueshëm.

Një vend ekskluziv, mes plazheve me rërë të bardhë, gjashtë vila dhe suita me çdo komfort dhe shërbime të panumërta.

Për më tepër klima në këtë zonë është gjithmonë e ngrohtë. Në total mund të qëndrojnë 48 persona njëherësh, nëse duan që të përfitojnë disi ulje çmimi.

Të ftuarit duhet të mbërrijnë në brigjet e Palawan, më saktësisht drejt ishullit Puerco me helikopter dhe mund të shijojnë gjithë panoramën.

Përveç komoditetit dhe luksit, turistët mund të shijojnë edhe një ekskursion në zonë, në kërkim të breshkave të detit, zogjve të ndryshëm dhe faunës së egër, shkruan noa.al.

Po ashtu, brenda resortit gjendet një fushë tenisi dhe një golfi, barka me vela, kajak dhe pajisje për zhytje. Natyrisht për mbyllje nuk mund të mungojnë as shërbimet spa. /a.y/noa.al