Lidhja “e fortë” Shqipëri- Kosovë, Instat nxjerr shifrat e eksporteve prill 2018-2019
Transmetuar më 18-05-2019, 08:07

Shqipëria vazhdon të jenë në një marrëdhënie pozitave shkëmbimesh tregtare me Kosovën.

Sipas Instat, në muajin prill Shqipëria ka eksportuar 3.1 miliardë lekë mallra në Kosovës.

Për po të njëjtin muaj të vitit 2018, vlera e mallrave të eksportuar drejt Kosovës është 1.819 miliardë lekë, duke dalluar një rritje të ndjeshme me më shumë se 12 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, mallrat e importuara nga Kosova kanë pësuar një ulje të lehtë.

Në prill të vitit 2018 Shqipëria ka importuar 764 milionë lekë mallra, ndërsa në prill të 2019- ës, vlera e mallrave të importuar është 727 milionë lekë, transmeton ‘scan’.

Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me prill 2018 janë: Kosova (70.4 %), Spanja (8.7 %) dhe Gjermania (7.3 %).

Loading...
loading...
Loading...