Transmetuar më 17-05-2019, 20:34

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është tronditur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” ndërsa i plagosur ka mbetur menaxheri i VIP-ave, Met Elshani.

Ky i fundit ka reaguar edhe në rrjetet sociale ku pretendon se është mirë.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.

Personat e arrestuar janë Sh. C 20 vjeç, L. K , 22 vjeç, dhe Xh.B, 43-vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K, 23-vjeç, ndodhet spital.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje që ka ndodhur në një lagje të populluar. /k.k/noa.al/