Presioni për taksën, Rama: Haradinaj gënjen. Çfarë na thanë Merkel e Macron
Transmetuar më 16-05-2019, 23:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka akuzuar publikisht homologun e tij të Shqipërisë Edi Rama se i ka bërë presion gjatë samitit të Berlinit për të hequr taksën.

Edi Rama tha këtë mbrëmje në Opinion të vërtetën e tij, ndërsa akuzoi Haradinaj se ka gënjyer.

“Është perceptim i gabuar, fatkeqësisht ka gënjyer. Nuk i ka kërkuar askush ta heq taksën, është kërkuar pezullimi për t’i dhënë një shans për rifillimin e dialogut nën drejtimin e Merkel dhe Macron. I kam thënë ky është propozim fantastik, ”-tha Rama.

Kryeministri ka vijuar më tej duke thënë:

“Nuk kam ndërmend të konsumohem për të besuar të kundërtën, ka qenë një moment ideal që taksa të funksiononte. Si masë tregtare është absurde. Taksën e kam mbrojtur në çdo takim, është klithëm që Kosova e bën për tu dëgjuar. Kosova nuk po merr asgjë dhe Serbia vazhdon hap negociata. Në momentin kur të vinë dy liderët Europës dhe thoin aman ta pezullojmë këtë për 4-6 muaj dhe në do vazhdojmë personalisht që të funksionojë procesi. Tani normalisht pezulloje, se amerikanët thonë hiqe se s’bën”, u shpreh kryeministri.

Rama po ashtu tha se nuk ka pasur asnjë plan mes tij Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç, ndërsa i cilësoi ide konspirative deklaratat për ndarjen e Kosovës.

Loading...
loading...
Loading...