Transmetuar më 16-05-2019, 22:16

Ka qenë një performancë drithërues e Jonida Maliqit dhe grupit që e shoqëronte në skenën gjigande të Festivalit Europian të Këngës në Tel Aviv.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë “Ktheju tokës” një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme.

Flamuj të shumtë shqiptarë u valëvitën në arenë duke krijuar një pamje të magjishme.

“Ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Paçim fat” bën thirrje Maliqi.

Votoni numrin 14 ! Votoni Shqipërinë në Eurovizion 2019!